Prokuroria jep detaje për vrasjen e mbrëmshme

 

Prokuoria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për babanë e biznesmenit Albert Krasniqit i cili dyshohet se mbrëmë ka vrarë këtë të fundit.

Sipas njoftimit të prokurorisë me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, kërkesa e paraburgimit ndaj personin me inicialet S.K është bërë për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:00. Siç njofton prokuroria S.K ka privuar nga jeta djalin e tij në garazhin e objektit banesor të tyre.

Sa u përket motiveve të vrasjes prokuoria thotë se janë ende të panjohura./21Media

Back to top button