Kaloni te përmbajtja kryesore

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Molliqajn

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistit të kësaj partie, Adem Megjuani.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës derisa ishte duke shkuar në një emision televiziv. Molliqaj ishte kërkuar nga Policia pas goditjes me shuplakë që i ka dhënë policit gjatë protestës të së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës./21Media
Përgatiti: Albulena Nuha
Kamera: Lulzim Fana

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button