Prokuroria kërkon paraburgim shtëpiak për shkupjanin që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Lepenc

Prokuroria Themelore në Shkup kërkon paraburgim shtëpiak për 64-vjeçarin nga Shkupi, i cili me 17 qershor me veturën e tipit “VW Touran” dyshohet se shkaktoi aksident nga ku vetura “BMW” me targa të Kosovës ra në ujërat e lumit Lepenc, ku si rrjedhojë jetën humbën 3 persona, ndërsa një person shpëtoi, shkruan TV21.

Nga Prokuroria thonë se masa e paraburgimit shtëpiak kërkohet duke marrë parasysh moshën dhe gjendjen shëndetësore të shkupjanit.

“Duke marrë parasysh moshën dhe gjendjen shëndetësore të të dyshuarit, por edhe nevojën për sigurinë e tij gjatë procedurës penale, prokurori publik kompetent sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak, si dhe masë shtesë të kujdesit. masë – konfiskim i dokumentit të udhëtimit apo dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror si dhe ndalim për dhënien e një të reje”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, 64-vjeçari hetohet për kryerjen e veprës penale “Krimet e rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, sipas nenit 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 të paragrafit 1 nga Kodi Penal./TV21

Back to top button