Roboti humanoid Ameca tregon batutë

Filluar nga programet kompjuterike e deri tek avokatët, disa profesione tashmë janë në rrezik nga zëvendësimi i tyre me inteligjencë artificiale. Por nëse jeni humorist, rrini të qetë, sepse këtë nuk e ka arritur akoma kjo teknologji. Kjo nisur nga roboti Ameca, që është roboti më i avancuar humanoid në botë. Ky robot provoi të tregojë një batutë, por dështoi.

Nga shprehjet e fytyrës Ameca duket si të ishte gjallë, por batutës që rrëfeu i mungon krejtësisht humori.

Ameka është prodhim i kompanisë me bazë në Cornwall “Engineered Arts” . Ajo u disajnua në të atë mënyrë që të reflektojë me një radhë shprehjesh të fytyrës, por batutat nuk i shkojnë.

Në videon e fundit të postuar nga kjo kompani në YouTube, Ameca është pyetur që të mendojë gjënë më argëtuese që mund t’i thotë një studiuesi.

Ajo me këtë rast thotë se ka dëgjuar një batutë për një robot me IA. Sipas saj, një shkencëtar po ia prezantonte robotin me IA një grupi personash, dhe ai e pyet robotin se sa bëjnë 2+2?  Dhe roboti përgjigjet se bëjnë katër, Kështu Ameca vazhdon edhe me llogari të tjera, deri në shifrat 16. Dhe batuta del të mos jetë aspak interesante apo qesharake. Dhe në fund, ajo thotë se këtu edhe përfundon batuta.

Kjo video ka nxitur reagine të ndryshme nga ndjekësit e medieve sociale. Shumica kanë thënë se Ameca nuk di të tregojë batuta, e disa mendojnë se batuta e saj është shumë e avancuar për ne njerëzit, dhe se ne nuk e kuptojmë atë.

Ameca tani për tani nuk ka trupin për të ecur, por se kompania Enginer Arts është  duke punuar në një version të tij. Sipas saj, është e vështirë të krijojnë një humanoid që ecë, megjithatë do të provojnë të realizojnë diçka të tillë./21Media

Back to top button