Prokuroria me konferencë rreth aksionit në Karaçevë

 

Prokuroria Themelore në Gjilan do të mbajë sot një konferencë për media, lidhur me aksionin e mbrëmshëm në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë konferencë do të të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga Prokuroria

Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Konferenca do të mbahet në ora 14:00 në Prokurorinë Themelore në Gjilan, rruga ‘’Marie Shllaku’’.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në konferencën për media, të organizuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me aksionin e realizuar mbrëmë në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe rajone tjera. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Aksioni është kryer mbrëmë nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale. 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë janë arrestuar./21Media

Back to top button