Prokuroria në Gjilan nuk pajtohet me vendimin në rastin Gogaj, do të dërgojë ankesë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se do të ushtrojë ankesë për vendimin e Gjykatës së Pejës në rastin e Shaban Gogajt.
Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se ata nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës.
“Pas interesimit të mediave dhe OJQ-ve që monitorojnë Sistemin e Drejtësisë në vendin tonë, ju informojmë për “Rastin Gogaj“ se Prokuroria Themelore në Gjilan, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Pejë, me të cilin ka shpallur fajtor të akuzuarin Sh. G, për shkak të veprës penale “Vrasje nga pakujdesia” e sanksionuar me nenin 175 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, është e pakënaqur me vendimin të cilin e ka marrë Gjykata Themelore në Pejë dhe pas pranimit të aktgjykimit me shkrim, brenda afatit ligjor do të ushtrojë ankesë për shkak të ricilësimit juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe ndaj vendimit mbi dënimin”, bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë./21Media

Back to top button