Juventusi po e monitoron De Jongun

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong aktualisht është i zhgënjyer me trajtimin e tij në klub, veçanërisht në lidhje me minutazhën e lojës, pasi trajneri Xavi deri tani ka preferuar dyshen, Pedri dhe Gavi në mes të fushës së bashku me veteranin Sergio Busquets.
De Jong si duket nuk është pjesë e planeve taktike të trajnerit, të paktën për momentin, duke e bërë largimin e tij më të mundshëm në merkaton e ardhshme, respektivisht në janar.
“Calciomercato” ka raportuar se Juventusi është duke e monitoruar situatën e De Jong pavarësisht kontratës së tij me “Blaugranët”, që skadon në verën e vitit 2026.
Duke e identifikuar atë si profilin ideal për rolin e mesfushorit qendror, “Zonja e Vjetër” mund të jetë në gjendje t’i ofrojë yllit holandez atë që ai dëshiron, një vend të rregullt në formacionin startues.
Megjithatë, transferimi i De Jong nuk do të jetë i lirë, pasi Barcelona nuk do të pranojë asgjë më pak se 70 milionë euro si një tarifë transferimi, një shumë që Juventusi mund të mos jetë në gjendje ta përballojë.
Manchester United është gjithashtu pretendent për të siguruar shërbimet e Frenkie De Jong.

Back to top button