Prokuroria për vrasjen në Prishtinë: Po ndërmerren masat dhe veprimet hetimore

Pas vrasjes që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, Prokuroi Prokurori i shtetit në koordinim dhe bashkëpunim me organet e Policisë është duke ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore mbi këtë çështje.
Kështu bëri të ditur për portalin rtv21.tv Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Mbrëmë rreth orës 22: 25 në Prishtinë dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK.
Derisa bëhet e ditur se viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. “, thuhet në raportin e policisë./21Media