Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 8 personave

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 8 të pandehurve me inicialet F.K., F.K., T.B., S.M., S.M., H.M., B.H dhe I.K.
Të njëjtit akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe ‘’Kontrabandimi me migrant’’.
Ndërkaq, sipas një njoftimi të Prokurorisë Speciale të Kosovës i pandehuri me inicialet I.K., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’/21Media

Back to top button