Një viktimë dhe 22 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë si pasojë e Covid-19 dhe janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 2.095 testime të bëra.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.
Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276.
Në total numri i rasteve aktive është 428./21Media

Back to top button