Prokuroria Speciale në vendin e ngjarjes ku ndodhi atentati në Gllogjan

Njësi të shtuara të Policisë më saktësisht Njësive Speciale, kanë dalur në orët e mbrëmjes se sotme në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur ngjarja tragjike në Gllogjan ku kanë vdekur tre persona dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Prokuroria Speciale gjithashtu është në vendin e ngjarjes.
Kryeprokurori Blerim Isufaj ka thënë para mediave se ende nuk ka informacione për motivet e rastit.
“Për këtë ngjarje, se jemi informuar edhe ne si Prokurori Speciale. Deri tash informatat që janë tre viktima, shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Për momentin nuk kemi ndonjë ide për motivin e caktuar. Është shumë herët të flasim për këtë, jemi duke punu në këtë drejtim”, tha Isufaj.
Gjithashtu bashkë me Isufajn gjendej edhe Kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj. /kallxo.com

Back to top button