Bulliqi: Të punohet intenzivisht në zbardhjen e krimit makabër që ka pllakosur Deçanin

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se është tronditës lajmi për sulmin ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, në të cilin u vranë tre persona në mesin e tyre dy fëmijë.
Tutje, ai ka thënë se ndan dhimbjen me familjarët e viktimave në Deçan, në këto momente të vështira për ta.
Kurse të lënduarve ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.
“Organet e rendit të punojnë intenzivisht në zbardhjen këtij krimi makabër që ka pllakosur Deçanin sonte”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./21Media

Back to top button