Prokuroria Themelore flet për RTV21 lidhur me vrasjen në Klinë

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Volljakë të Klinës, ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Rastin për rtv21.tv ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në 20:43 minuta Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, ka njoftuar Gashi.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona.
Por, cili ishte motivi që çoi deri të vrasja, Prokuroria Themelore në Pejë për portalin rtv21.tv sot ka thënë se ende është herët.
“Fazë e hershme me fol për motive”, ka thënë zëdhënësi i Prokrurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi për portalin rtv21.tv tutje ka njoftuar se sot gjatë ditës do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë personat e ndaluar.
“5 persona janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit fillimisht për 48 orë. Gjatë ditës do bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi./21Media

Back to top button