Prokuroria tregon motivin e vrasjes së dy vëllezërve në Gjakovë

Motivi i vrasjes së dyfishtë në Gjakovë ka ardhur si rrjedhojë e problemeve pronësore. I plagosur mbeti edhe i dyshuari. Kështu ka konfirmuar zyrtari i Lartë për Bashkëpunim Profesional në kuadër të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha.

Batusha gjithashtu konfirmoi se i dyshuari ndodhet në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe i njëjti po qëndron në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

“Ju njoftojë se lidhur me këtë çështje motivi deri te vrasja e dy personave ka ardhur si rrjedhojë e problemeve pronësore. I dyshuari gjendet ne ndalim policor prej 48 oresh dhe i njejti është në mbikqyrje të policisë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë sepse është i plagosur. Prokurori kujdestar kundër të pandehurit, brenda afatit ligjor në gjykaten kompetente do të parashtrojë Kërkesën për caktimin e paraburgimit”, ka thënë Batusha.

Policia ka njoftuar se njëri nga viktimat ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.

Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore me ç’rast kanë sekuestruar disa gëzhoja.

Më vonë është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dyfishtë, ndësa i është konfiskuar edhe një revole./21Media

Back to top button