Prokuroria vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot janë duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”.
Qëllimi i këtij inspektimi, sipas Prokurorisë, është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.
Aksioni është realizuar edhe dje në mesditë./21Media

Back to top button