Promovohet libri i Adem Demaçit “Burgjet e mija, fati im i madh”

Në tre vjetorin e vdekjes, sot u  promovua libri i Adem Demaçit “Burgjet e mia, fati im i madh”, i cili është i përkthyer në 34 gjuhë të botës. Në libër thuhet gjithçka rreth veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Demaçi ishte mbajtur në burg për 28 vjet, kështu që për kaq vjet, ai veç familjes i kishte munguar edhe popullit të tij. Atyre iu kishte munguar kritika e Demaçit. Demaçi ishte edhe frymëzim për shumë kë. Kështu tha kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Hidajet Hyseni në promovimin e librit “Burgjet e mija, fati im i madh”.
“Na ka bashkuar edhe sot Adem Demaçi, ai që na ka frymëzuar e na ka bashkuar pa dallim moshash, besimesh, krahinash ndarjes administrative, gjithë ata që e donin lirinë, drejtësinë, zhvillimi për arsimin. Na ka bashkuar Adem Demaçi në 3-vjetorin e tretë të ndarjes fizike dhe po ashtu në tre vjetorin e përjetësisë të ndjeshme të mungesës për bacën tonë. Mungesën e fjalës së tij të ëmbël por edhe kërkuese, kritike edhe të drejtpërdrejtë. Ky vit është 85 vjetori i lindjes së bacës së Adem Demaçi,” tha ai.
Libri, “Burgjet e mija fati im i madh” është shtypur në shumë gjuhë. Berat Luzha tregoi se libri përmban analizë filozofike të Adem Demaçit.
“”Përpara kemi një libër shumëgjuhësh. Është ky një libër që fizikish është libër por brenda kemi një shkrim, ,një analizë filozofike të Adem Demaçit. Më leht se sa të lexosh këtë libër nuk ka , i lexon 15-16 faqet e para për 15 minuta dhe ndalesh. Mjafton kjo nuk ke çka lexon më tutje sepse nuk kuptohet pos nëse ndokush njeh ndonjë gjuhë të huaj dhe don të përmirësoj përkthyesin nëse e ka përkthyer mirë apo jo tekstin. Shkrimi i bacës Adem përsëritet në 34 gjuhë të ndryshme të popujve të ndryshëm,dmth është e përkthyer në 34 gjuhë si dhe i shtypur 11 analfabete të botes, latin, rom, greqisht, ibraisht, japonisht, kinezisht [..],” deklaroi ai.
Redaktori i librit, Selatin Novosella derisa foli për librin, ai tha se ata që nga vdekja e Adem Demaçit janë më të vegjël.
“Librin e kemi të përkthyer në 34 gjuhë që do të thotë për herë të parë Adem Demaçi flet në 34 gjuhë. Adem Demaçi me të gjitha parametrat paraqet personalitetin më të shquar të shekullit të fundit. Adem Demaçi për 28 vjet nuk kish qëndruar dikun duke e ditur që e priste qenia më e dashur siç ishte nëna Nazife e se kish pa kurrë, i’u kishin rrit fëmijët dhe askush si përmend fëmijët e tij. Adem Demaçi siç e dini po na mungon shumë, po na mungon mendimi i tij, po na mungon ideja e tij[…]Adem Demaçi po na mungon që 3-vjet. Qe tri vjet jemi më të varfër, më të vegjël, më të pakët”, u shpreh ai.
Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi është lindur më 26 shkurt të vitit 1936 në Prishtinë, ndërsa ka vdekur më 26 korrik të vitit 2018. Ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe kishte luftuar për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.
I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 85-vjeç.

Back to top button