Promovohet monografia “Mes luftës dhe paqes”

“Mes luftës dhe paqes”, me autor Engjull I. Berisha është monografia e cila u promovua të shtunën në Qendrën “Bogdani Polis” në Prishtinë.
Ky libër flet për veprimtarinë e shoqatës shqiptare “Nënë Tereza” në Zvicër, shoqatë kjo që është marrë me aktivitete humanitare në ndihmë të shqiptarëve duke nisur nga vitet e 90-ta, aksione këto të cilat sipas tyre frymëzoheshin nga jeta dhe vepra e të shenjtës Nënës Terezë.
Të pranishëm në promovim ishin, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përfaqësuesi i Presidencës, Vehbi Miftari, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, Imzot Don Lush Gjergji, përfaqësues të shoqatave humanitare, akademik e profesorë të Republikës së Kosovës.
Ministri Çeku në fjalën e tij hyrëse theksoi që është i gëzuar që po përurohet një libër i tillë që po dokumenton punën dhe angazhimin e shoqatës humanitare shqiptare “Nënë Tereza”./21Media

Back to top button