Pronari i Cityt befason tifozët me vendimin e tij

 

Pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour ka njoftuar se ai do të mbulojë personalisht shpenzimet e udhëtimit të tifozëve për në finalen e Ligës së Kampionëve.

Miliarderi me bazë në Abu Dhabi do të paguajë fluturimet dhe shpenzimet tjera për disa mijëra tifozë, ka njoftuar klubi.

City dhe Chelsea kanë marr leje që të kenë nga 6,000 tifozë në Porto për finalen e cila zhvillohet më 29 maj.

Sidoqoftë, tifozët e Cityt në udhëtimin zyrtar do të duhet të përfundojnë udhëtimin për në shtëpi brenda 24 orëve pas finales dhe të plotësojnë kostot shtesë për testet COVID-19.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Ataturk” në Stamboll, por kjo ndryshoi për shkak të rregullave kundër pandemisë të vendosura nga Turqia.

“Pep dhe ekipi kanë pasur një sezon kaq të mrekullueshëm dhe arritja e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve pas një viti shumë sfidues përfaqëson një moment vërtet historik për klubin.”, tha pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour.

Back to top button