Pronari i një lokali në Prizren kanos policin pas gjobitjes 

Mbrëmë në Prizren gjatë inspektimit të lokalve për respektim të masave antiCOVID-19, Policia së bashku me inspektorët ka hasur në një lokal i cili ishte duke punuar në kundërshtim me vendimet e qeverisë.
Inspektorët i kanë shqiptuar gjobë, ndërkaq pronari i lokalit në shenjë pakënaqësie kishte kanosur një zyrtar policor. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia rajonale në Prizren, ka shqiptuar gjithsej 204 gjoba për mosrespektim të masave. /21Media 

Back to top button