Propaganda e mediave serbe

Njësia elite e Policisë së Kosovës është duke qëndruar që nga orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Jarinje. Situata atje është nën kontroll, ndonse një grup serbësh lokal po qëndrojnë ende në Jarinje duke e mbajtur të bllokuar rrugën si shenjë revolte ndaj reciprocitetit.
Por, nga ana tjeter mediat serbe po bëjnë propagandë duke raportuar se Kosova mund të ketë infiltruar pjesëtarët e ushtrisë në mesin e forcave speciale të Policisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka theksuar se njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare.
Edhe mbrëmë ka pasur raportime të ndryshme se ushtria serbe është afruar në kufirin e Kosovës, meqë në pjesën veriore gjendeshin një numër i madh i Policisë së Kosovës të cilët siguroheshin që të zbatohet marrëveshja.
Të hënën, autoritetet kosovare nisën me zbatimin e masës së reciprocitetit për targat e veturave që vijën nga Serbia.
Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet./21Media

Back to top button