Propaganda serbe rreth konfliktit Rusi-Ukrainë

Sot në mëngjes tabloidi “Informer” e vendosi në ballinë lajmin kryesor me titullin “Ukraina sulmon Rusinë”.
Më tej tabloidi shkruan: LUFTË NË DYER TË EVROPËS! Sipas tyre në Donbas, ukrainasit hodhën raketa nga armët e ndaluara një njeri u vra!
Me kërkesë të liderëve të DNR dhe LNR, presidenti rus, Vladimir Putin shpalli pavarësinë e republikave mbrëmë, pas disa ditësh përshkallëzimi të situatës në Donbas, duke filluar nga 17 shkurti, kur ushtria ukrainase filloi bombardimet intensive të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut.
Trupat ruse hynë në Donbas mbrëmë, Perëndimi e dënoi ashpër këtë lëvizje të Rusisë dhe pala ukrainase vazhdoi të raketonte zonat e populluara në Donbas sot herët në mëngjes./21Media

Back to top button