Propozohen rregulla të reja për ngasjen e trotinetëve elektrikë

Rregullorja për trotinetet elektrikë në Prishtinë do të del në diskutim publik së shpejti. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.
Ai ka publikuar një lsitë me disa rregulla të propozuara.

“Me dy ose më shumë rrota të drejtuara me timon mekanik, sisteme të frenimit, sinjalistikë, bori dhe që vihen në lëvizje nga një motor elektrik i nënshtrohen rregullave të trafikut dhe kushteve të përcaktuara sipas Ligjit për automjete të Republikës së Kosovës. Fuqi maksimale 500W. Shpejtësia maksimale 25km. Mosha 15+. Nalohet ngasja në pjesë të gjelbëruara”, ka shkruar ndër tjera Zogaj në Facebook./21Media
Back to top button