Rama: Vendet e Ballkanit të ndërtojnë një bllok banesash në Irpin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga kryeqyteti ukrainas, Kiev i premtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndërtojnë një bllok banesash banimi në Irpin.
“Jam mjaft mirënjohës për mikpritjen bujare dhe dëshirën për të ndarë me ne një pjesë të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet e fëmijët. BE dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa shumë burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave. BE e shumë të tjerë janë tashmë pjesë e kësaj përpjekjeje. Le të jemi të parët që e bëjmë këtë dhe kjo ndoshta do përshpejtojë përpjekjet e të tjerëve. Jemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë që BE t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat”, tha Rama në një konferencë për media në Kiev.
Nga ana tjetër, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se kishte rreth 10,000 refugjatë ukrainas në Mal të Zi, duke shtuar se vendi i tij ndjehej sikur po priste njerëz vendas./21Media

Back to top button