Propozohet që nga 22 marsi procesi arsimor të pezullohet për një javë

 

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të vlerësojnë së bashku me MASh-in dhe do të marrim një vendim përfundimtar, që të ketë një shkuarje të parakohshme në pushim në të gjitha nivelet arsimore.

“Në javën e fundit ka pas rritje të rasteve, ne edhe dje se bashku më Institutin edhe Kryeministrinë dhe sot. Ministria e Arsimit është angazhuar dhe kanë sjell rekomandimet e tyre. Ne nesër do të marrim një vendim përfundimtar sipas IKSHPK-së, që të kemi një shkuarje të parakohshme të pushimit në të gjitha nivelet arsimore”, ka thënë Zemaj.

Në takimin e Zemajt me përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe IKSHPK-së u diskutua edhe që mësimi të kalojë online për dy javë.

“Kemi ardhë në disa konkluzione ku në ditën e nesërme do t’i vlerësojmë së bashku dhe do të marrim një vendim përfundimtar, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, që të kemi një shkuarje të parakohshme të pushimit të parakohshëm në të gjitha nivelet arsimore. Këtë në bazë të rekomandimeve dhe mbarëvajtjes së ruajtjes së shëndetit”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka theksuar se këto masa nuk vlejnë edhe për mësimin parafillor. I pyetur nëse ka dalë situata jashtë kontrollit, Zemaj ka thënë se situata është e menaxhueshme.

“Situata është e menaxhueshme dhe po përballemi mirë me këtë situatë, kemi numër të madh të të testuarve dhe kemi një mesatare diku 15-16 vetëm deri diku ka qenë 22%, dhe janë normale”, tha Zemaj.

Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se vendimin do ta marrë Komiteti anti-COVID.

Varësisht nga situata javën e ardhshme mund të shqyrtohet edhe mundësia për të vazhduar mësimin në formë online apo forma tjera.

Back to top button