Autoritetet e Belgjikës sot arrestuan ish-pjesëtarin e UÇK-së Pjetër Shala, në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në një komunikatë për media thuhet se Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

Së shpejti Dhomat e Specializuara të Kosovës do të publikojnë informacione për nxjerrjen e aktakuzës ndaj tij.