Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dhe një burrë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale mundësim i prostitucionit.

Sipas policisë arrestimet janë bërë në Gjilan dhe Fushë Kosovë.

“Nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së me 21.10.2020, janë arrestuar një mashkull dhe një f/k, si dhe një femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media