Protesta e veteranëve, Haradinaj: Mostrajtimi i kërkesave të tyre është mëkat

Veteranët e luftës së UÇK-së nga ora 10:00 protestuan para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku gjatë protestës tha se dëshmojnë se tentimet për mohimin e gjithë kontributit dhe sakrificave të luftëtarëve të UÇK-së nga ana e institucioneve të vendit nuk do të kenë sukses.
Daut Haradinaj nga AAK u shpreh se kjo protestë tregon gjenezën e krijimit të institucioneve shtetërore.
“Protesta e sotme paqësore e Veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri. Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste, është mëkat kombëtar.  I kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë”, u shpreh ai./21Media

Back to top button