Prishje në rrjetin elektrik në disa komuna për shkak të erërave të forta

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike, erërat e forta kanë shkaktuar një sërë prishjesh në Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë e Gjilan.
KEDS njoftoi se ekipet e tyre janë në secilin lokalitet dhe po punojnë në sanimin e prishjeve.
“Për çdo problem të shfaqur në rrjet ju lutem kontaktoni numrin zyrtar pa pagesë, 0800 791 00 ose kanalet tjera të komunikimit. Ne jemi në gatishmëri të plotë, që intervenimet të kryhen në kohë sa më të shkurtër”, thuhet në njoftimin e KEDS./21Media

Back to top button