Protesta e veteranëve, Jashari: Ishte një tregues se kur prekën këto kategori dimë të reagojmë

Pas protestës së sotme e cila u organizua në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për paga, i cili kaloi mbrëmjen e së enjtes në Kuvendin e Republikës së Kosovës  Xhavit Jashari nga organizata e veteranëve të luftës së UCK-së për RTV21 tha se ky zhvillim ishte një tregues se ata dinë të reagojnë.

‘’Ishte je zhvillim një tregues i mire pa politike qe iu përgjigjen kësaj proteste të gjithë qytetarëve pa dallime politike dhe ajo çka është më me rendësi treguam se lufta e Kosovës përderisa fal kësaj e gëzojmë këtë liri është vlere e të gjithëve ishte edhe një tregues se kur preken këto kategori dimë edhe të reagojmë’’, tha Jashari.

Tutje Jashari i bëri thirrje presidentës, Vjosa Osmani që ”mos ta nënshkruaj këtë ligj ta kthen neë qeveri se ka shkelej ligjore”./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button