Venezuelë: Protesta kundër presidentit, 11 të vrarë

20 persona kane vdekur që nga fillimi i protestës

Në protestat që po zhvillohen në Venezuelë, kundër presidentit të vendit Nicolas Maduro, gjatë orëve të fundit janë vrarë 11 persona, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë së Venezuelës.

Siç njoftohet, protestat më të dhunshme janë zhvilluar në rrethin e El Vale në pjesën jug-lindore të Karakasit, raporton AFP.

Që nga fillimi i protestave të opozitës, së paku 20 persona kanë humbur jetën.

Për më shumë se tre javë, opozita po kërkon largimin nga pushteti të presidentit të vendit Nicolas Maduro, i cili shihet fajtor për gjendjen e rëndë ekonomike në vend dhe për korrupsionin e anarkinë që është përhapur në shtet.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button