Protesta në Siri, kërkohet dorëheqja e presidentit Bashar al-Assad

Pas dy javësh demostratash për kushtet e vështira të jetesës në vend, qindra persona u mblodhën në jug të Sirisë nga ku i kërkuan presidentit Bashar al Assad të dorëhiqej,  dhe bënë thirrje për  ndryshim të drejtimit politik të vendit.

“Bashari jashtë! Siria e lirë! Siria nuk është fermë! Ne nuk jemi dele!”, shkruhej në pankartat e protestës që u mbajtë në qytetin e Sweida-s.
Vendi është në një krizë të thellë ekonomikë, ku monedha vendase është në rënie të lirë.

Demonstratat filluan fillimisht në Sweida në muajin gusht kundër heqjes së subvencioneve të naftës. Përgjatë luftës civile që ka rreth 12 vite që vijon në siri, ajo qytezë ka qenë në duart e qeverisë së Assad, dhe banorët e saj kanë dëshmuar një nivel më të ulët dhune se pjesët e tjera të vendit. Kritikat publike ndaj qeverisë ndërkohë janë të rralla në situatat nën kontrollin e saj, por situata ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm, dhe si pasojë edhe pakënaqësia e qytetarëve.

Portesta u mbajtën edhe në provincën e Daara-s, ku nisën fillimisht protestat e 2011-ës që i paraprinë luftës civile. Pjesëmrrësit mbanin pankarda ku kritikohej edhe roli i Iranit, një aleat kyç i Assad-it.

Qytetarë  në pjesë të tjera të vendit që kontrollohen nga qeveria kanë protestuar në mënyrë pak më të kujdeshme për të shmangur ndalimin nga forcat e sigurisë.  Në provincën bregdetare të Tartus, disa disa banorë mbanin pankarta të vogla ku shkruhej se Siria na përket ne dhe jo partisë Baath në pushtet. Në fond ndërkohë dukej një poster i madh me portretin e Assad-it.

Back to top button