Protestat kundër luftës vazhdojnë në Rusi, pavarësisht arrestimeve masive

Demonstruesit sfidues rusë kanë dalë edhe një herë në rrugët e Shën Petersburgut – qyteti i lindjes së presidentit, Vladimir Putin – për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës.
Ashtu si ditët e mëparshme, ata u pritën me prani të madhe të policisë – oficerët kundër trazirave shpërndanë dhunshëm protestuesit dhe arrestuan dhjetëra të tjerë. Qindra demonstrues janë arrestuar gjatë ditëve të fundit, transmeton rtv21.tv.
Vala e re e protestave erdhi pasi kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny bëri thirrje për mitingje të përditshme kundër sulmit ushtarak, duke thënë se Rusia nuk duhet të jetë një “komb frikacakësh të frikësuar”./21Media
Pamje nga protesta:

 

Back to top button