Protestat në Francë sjellin rezultat, presidenti premton ulje taksash e rritje pagash
Protestat e “jelekverdhëve” kanë filluar më 17 nëntor
Qe katër vikende njëpasnjë, protestuesit rreth Francës kanë ngritur zërin e tyre kundër rritjes së çmimit të karburanteve, kostos së lartë jetësore dhe çështjeve të tjera. Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se e ndëshkon dhunën, por sipas tij zemërimi i protestuesve ishte i thellë dhe në disa mënyra i pranueshëm.
“Në fillim ishte një zemërim kundër taksës, dhe kryeministri u përgjigj duke anuluar rritjen e paramenduar për vitin e ardhshëm. Por ky zemërim është më i thellë dhe ndjej se mund të justifikohet në shumë mënyra”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se rrogat minimale do të rriten për 100 euro nga viti 2019. Masat e njoftuara nga Presidenti Emmanuel Macron, për të qetësuar një valë protestash në Francë, do t’i kushtojnë rreth 8-10 miliardë euro buxhetit të vendit.
“Për ata që marrin më pak se 2 mijë euro në muaj, duke filluar nga viti 2019, do ta anulojmë rritjen e taksës së sigurimit social të votuar këtë vit. Mundimi që ne kërkuam ishte shumë i madh, dhe kjo nuk është e drejtë“.
Macron gjithashtu ka deklaruar se personave që marrin pagë minimale, kjo pagë me fillim nga viti 2019 do t’iu rritet për 100 euro.
Edhe pse kryeministri ka bërë këto premtime, protestat në Francë ende nuk janë ndalur.
Protestat e “jelekverdhëve” kanë filluar më 17 nëntor, pas vendimit të Qeverisë franceze për të rritur taksat në karburante. Pjesa më e madhe e punonjësve në Francë janë të zemëruar me rrogat e vogla, taksat e larta dhe shkallën e lartë të të papunësuarve./21Media