Studentët ulen këmbëkryq pranë Kryeministrisë

Studentët tashmë janë ndarë në tre pika kryesore të Tiranës

Një pjesë janë përpara Kryeministrisë, një pjesë pranë Ministrisë së Arsimit dhe një pjesë kanë bllokuar Zogun e Zi.

Protestuesit përpara kryeministrisë janë ulur këmbëkryq në bulevard.

Ata thonë se edhe pse janë ndarë në tre grupe, kauza e tyre është e njëjtë.

“Sado që dukemi sikur jemi të ndarë, kauza është e njëjtë. Nesër do ketë një unifikim të të gjithë studentëve se ku do të vazhdohet protesta”, tha një student./oranews

 

Back to top button