Protestë ndaj kandidaturës së Nikollës, deputetët e PD-së grisin fletën e votimit

Pas betimit të 140 deputetëve të Kuvendit të ri në seancën parlamentare të orës 17:00, ka nisur votimi për kreu e ri të Kuvendit.
Ndërkohë, deputetët demokratë, në shenjë proteste, i kanë grisur fletët e tyre të votimit duke i hedhur në tokë.
Mes deputetëve që i kanë grisur fletët e votimit ka qenë edhe kreu demokrat, Lulzim Basha.
Në seancën e dytë parlamentare të zhvilluar në orën 17:00 u betua edhe ish-lideri demokrat Sali Berisha.
Pas betimit, ish-lideri Berisha u largua nga seanca. Pas Berishës, u larguan edhe Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka./Oranews
 

Back to top button