Protestë në Kamenicë kundër reformës në arsim 

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Protestë para shkollës “Hasan Prishtina”

Prindërit bashkë me nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë në komunën e Kamenicës janë duke protestuar kundër reformës në arsim. Ata po vlerësojnë se reforma parasheh mbylljen e kësaj shkollës.

Për 21Media njëri prej prindërve që po proteston, Arben Maliqi  ka thënë ky objekt që parashihet të mbyllet i plotëson të gjitha kushtet për mësim. Sipas tij, pjesë e kësaj shkolle kanë mbetur 106 nxënës prej 118 pasi që disa familje janë shpërngulur nga fshati.

Me këtë problem po perballen edhe disa shkolla të fshatit Krilevë dhe Strexoc. /21Media