Protestë në shi, studentët duan seancë të jashtëzakonshme parlamentare

Protesta e studentëve vijoi edhe këtë të premte

Ndonëse më të paktë në numër, të rinjtë në Shqipëri u mblodhën sërish para kryeministrisë, duke thënë se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre, pavarësisht shiut dhe temperaturave të ulëta.

Disa nga studentët e kanë kaluar gjithë natën në bulevard. Ata u ndihmuan nga qytetarë të ndryshëm që u sollën batanije, çadra  si dhe ushqim.

Studentët thanë se nuk do të dorëzohen dhe do të vazhdojnë protestën derisa kushtet e tyre të plotësohen nga qeveria.

Prej afër dy javësh të rinjtë mungojnë në auditore, por protestuesit thanë se kanë mbështetjen e pedagogëve për këtë çështje, pasi kërkesat e tyre janë të drejta.

Në orët e drekës të rinjtë kërkuan një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit ditën e shtunë, për të diskutuar çështjen e tyre.

Por, ndërkohë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në instagram, përsëriti thirrjen për dialog me studentët, raporton vizionplus.

Back to top button