Protestë në Spanjë kundër vrasjes së demave

Spanja njihet për “luftën me dema”

Rreth njëqind përkrahës të të drejtave të kafshëve protestuan sot në Pamplona dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund luftërave tradicionale me dema në Spanjë, një ditë para festivalit Sanfermines.

Sanfermines është festival, i cili mbahet çdo vit dhe fillon me ndezjen e raketave “chupinazo”, pas së cilave pjesëmarrësit vrapojnë para demave në rrugët e ngushta të Pamplonës, ndërsa gara përfundon në arenën për luftë me dema.

Back to top button