Protestë para ambasadës së Serbisë në Shkup, kundër zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës

Me parulla “Mos ma prek Mitrovicën” dhe “Të gjithë jemi një” dhjetëra qytetarë protestuan përpara Ambasadës së Serbisë, në Shkup, kundër siç thonë zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Në fjalimet e tyre protestuesit thanë se serbët në Kosovë ndonëse janë pakicë, gëzojnë më shumë të drejta sesa shqiptarët në Maqedoni.
Protestuesit kërkuan përkrahje nga partitë politike shqiptare dhe i porositën që të deklarohen për situatën në veri. Protestën e mbyllën me këngën “Besa-besë”.
Protesta e sotme e iniciuar nga Shoqata e ish të burgosurve politik u mbështet edhe nga disa parti politike shqiptare./21Media

Back to top button