Protestë para qeverisë, kërkohet riatdhesimi i fëmijëve nga Siria

 

Familjet e fëmijëve të braktisur në kampe në Siri, me rastin e ditës së parë të shkollës kanë vendosur të organizojnë një bashkim sensibilizues përpara kryeministrisë.

“Ju ftojmë të bashkoheni për të mbështetur përpara kryeministrisë protestën tonë paqësore për riatdhesimin e fëmijëve nga Siria. Marrëzia e prindërve u mori fëmijërinë, le te bëjmë diçka së bashku për të mos lejuar edhe shkatërrimin e së ardhmes së tyre”, bëhet e ditur në njoftimin e organizatorëve.

Protesta do të mbahet nesër në orën 17:00.

Back to top button