Protestë për vrasjen e 8 vjeçarit që u vra nga komshiu

Ka nisur protesta për 8 vjeçarin, Mateo Vasiu, i cili është vrarë nga bashkëfshatari i tij, Klodian Çalamani nga Fieri.
Protestuesit protestën e kanë filluar nga vendi ku po mbahet i burgosuri, në Vlorë. Siç është raportuar, familjarët disa minuta kanë tentuar të shembin dyertë dhe të futen brenda.
Nisur nga revoltimi i familjarëve janë shtuar dhe forcat e policisë, të cilët u kanë bërë rezistencë familjarëve.
Ndërkohë, të afërmit e të miturit, kanë kërkuar që të nxjerrin jashtë burgut Çalamanin dhe ta varin. Pastaj, protestuesit dhe disa qytetarë i janë drejtuar qendrës së Vlorës ku dhe do vijojnë protestën.
”Kërkojmë drejtësi”, ishte njëra nga pankartat që protestuesit mbanin në dorë. Ndërkaq, 8 vjeçarit mes lotësh iu ka dhënë lamtumira e fundit katër ditë më parë.

Back to top button