Protestë të hënën në Prishtinë: Siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist do të organizojë të hënën nga ora 17:30 protestë në sheshin “Zahir Pajazit i” në Prishtinë si reagim për vrasjen e 21 vjeares  në Ferizaj. Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi nga kjo organizatë.

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim të kërkojë që siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

“Edhe një grua tjetër u vra në sytë e shtetit. Edhe një jetë e humbur që kumbon luftën që na është shpallur grave në Kosovë e që disa nga ne po i vret. Ky rast i femicidit është duke treguar që vajzat dhe gratë në Kosovë nuk janë askund të sigurta. Ato dhunohen e vriten në shtëpi, në strehat e shtetit, në rrugë e në spitale, pa mbrojtje e pa siguri nga shteti. Femicidi dhe lufta që iu është shpallur grave duhet të na revoltojë të gjitha/ë dhe të na ngrisë në këmbë shesheve dhe rrugëve në Prishtinë e kudo për të kërkuar që shteti me të gjitha strukturat e saj t’iu dalë në krah vajzave dhe grave dhe ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare. Ne si shoqëri duhet të ngrihemi e ta luftojmë bashkë këtë patriarkalitet që nuk po lë strehë të sigurtë për gratë deri sa ua merr edhe frymën e fundit”, thuhet në reagimin e tyre.

“Teksa vajzat e gratë janë duke luftuar me këtë sistem vdekatar me jetën e trupat e tyre, ne nuk mund të qëndrojmë të qeta/ë e të vazhdojmë jetën me ritme normale. Ne duhet të dalim nga shtëpitë, zyret, punishtet, klasët e mësimit e kafenetë dhe ta denoncojmë e sfidojmë rendin patriarkal që po ushqen dhunë të përditshme ndaj vajzave dhe grave dhe femicid. Ne thërrasim në revoltë dhe demonstratë gjithëpopullore, këtë të hënë në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 17:30. Të hënën e çdo ditë tjetër luftojmë për sigurinë tonë dhe të çdo vajze dhe gruaje në Kosovë. Luftojmë që asnjë grua të mos frikësohet, dhunohet a vritet”, vijon tutje reagimi.

Gruaja 21 vjeçare  u vra sot nga ish-bashkëshorti V.A., 36 vjeç, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Kurse  plagosur mbeti vëllai i viktimës 15 vjeç./21Media

Back to top button