Protestojnë punëtorët e larguar nga KEDS-i
Protesta pritet të fillojë në orën 10:00
Punëtorët e larguar nga puna nga KEDS-i sot do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Po ashtu, veç protestës do të dorëzohet edhe një kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it, siç thuhet në shenjë pakënaqësie ndaj gjykatës për mos veprim ndaj kësaj kompanie, pasi nuk po zbaton vendimet e kësaj gjykate.
Protesta një orëshe do të fillojë në orën 10:00 para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.