Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

 

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot një protestë nga ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë, me kërkesë për përmbushjen e pagave për punëtorët e Lotarisë së Kosovës nga ana e Qeverisë si aksionare e Lotarisë së Kosovës.

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës paralajmëron se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së tyre, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka përmbushur zotimin e dhënë se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët.

“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë gati një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Lotarisë i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbushë premtimin dhe obligimin ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës./21Media

Back to top button