Protestojnë punëtorët e sektorit privat: Shqetësues largimi i punëtorëve nga Kosova

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (FSSPK) ka organizuar protestë me rastin e 1 Majit – Ditës ndërkombëtare të punëtorëve.
Sot, dhjetëra punëtorë kanë dalë para Qeverisë së Kosovës duke i bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre.
Ata kanë kërkuar që t’iu vlerësohet puna dhe mundi, gjithashtu kanë kërkuar nga Qeveria të nënshkruajnë marrëveshje kolektive, e po ashtu edhe që të fillojë sa më parë aplikimi i sigurimit shëndetësor dhe të themelohet gjykata e punës.
Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi, ka thënë se sot punëtorët e Kosovës janë ata që e mbajnë shtetin.
“Sindikata ka luftuar për të gjithë punëtorët e Kosovës, por realisht ajo qeveri që na premtoi deri më tani nuk i ka realizuar premtimet e veta. Zoti kryeministër na keni njollosur dhe baltosur. Nevoja e juaj do të jetë më e madhe për ne, sesa ju për neve. Nuk ndodh asnjë vend në botë që një kryeministër të mos pret në takim sindikatat”, tha ai.
Sipas tij është shqetësuese që po largohen punëtorë nga Kosova dhe mjafton të shikohet numri i atyre që po aplikojnë për viza nëpër ambasada të huaja/21Media

Back to top button