Myftiu Tërnava uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarëve myslimanë.
“Dhashtë Zoti e të mos përballemi më, me masa kufizuese që krijuan distancë mes nesh. Edhe në këtë natë, në prag të Fitër-Bajramit, kur ne po përgatitemi për të festuar, në shumë vende të botës njerëzimi po kalon ditë të vështira me trazira e konflikte, nga të cilat po pësojnë qytetarët e pafajshëm. Krijuesi ynë e do paqen, e do qetësinë, e do mirëqenien dhe sigurinë. Ashtu si në tërë botë myslimane, festa e Fitër-Bajramit, është ndër festat më të dashura, më familjare e më popullore, e shtresuar thellë në identitetin dhe kulturën e popullit tonë”, tha Tërnava.
Sipas Tërnavës, periudha e dy viteve të pandemisë, ka qenë e vështirë për të gjithë.
“Pas dy viteve me pandeminë kësaj radhe Ramazanin që po e përmbyllim dhe festën e Fitër Bajramit po e fillojmë pa masa kufizuese, është rikthyer atmosfera në shtëpitë tona anë e kënd vendit, shijuam mirësitë qysh e meriton ky muaj i bekuar. Vëllezër dhe motra kudo që jeni ju përgëzoj dhe ju uroj të gjithëve festën e Fitër Bajramit, me hajër dhe me të mira na qoftë Bajrami. Lutemi që në botë të mbizotërojë paqja, harmonia dhe solidariteti. Kërkohet nga njeriu që të bëjë misionin që ka në këtë botë që të ruaj një ekuilibër”, u shpreh Tërnava/21Media

Back to top button