Protestuesi në Moskë lidh duart si viktimat e Bucha-s
Një protestues në Moskë është fotografuar i shtrirë me fytyrë përtokë me duart e lidhura në shenjë nderimi me mënyrën sesi trupat e disa ukrainasve janë gjetur në qytetet afër Kievit, që deri vonë ishin pushtuar nga forcat ruse.
Fotot e protestës janë shpërndarë nga faqja e pavarur ruse, Holod.media. Stafi i faqes është larguar nga Rusia dhe shpesh është vënë në shënjestër nga autoritetet ruse – por nuk janë bllokuar ende, ndryshe nga botimet e tjera, shkruan BBC.
Protestuesi është fotografuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit rus, duke përfshirë në një urë pranë katedrales së qytetit.
Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e Bucha-s – disa me duar të lidhura, në ditët e fundit kanë nxitur për dënime ndaj Rusisë./21Media