Protestuesit ftojnë policinë t’i bashkohen protestës

Policia nuk përgjigjën

Është duke vazhduar protesta “Përdhunuesit në burg” për rastin e vajzës nga Drenasi e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga mësuesi i saj dhe hetuesi policor V. V, ku ky i fundit e ka lënë edhe shtatzënë, duke e detyruar edhe të abortojë më pas.

Protestuesit kanë kërkuar që policët që distancohen nga ky veprim, e t’i bashkëngjiten një minutë protestës.

Kërkesën e tyre e kanë shoqëruar nën thirrjet “Dilni prej zyrës”.

Policia nuk iu është bashkangjitur protestës dhe protestuesit iu janë përgjigjur me thirrjet “Marre” dhe “Mos u tutni prej eprorit”.

Protestuesit kanë kërkuar që policët burra të largohen të paktën dy hapa në shenjë solidariteti.

Policia nuk lëvizi pas thirrjes së tyre, andaj kanë nisur edhe thirrjet “Polici kriminale”.

Ditën e martë në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar. Lidhur me rastin Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar për rrjedhshmërinë e ngjarjes. Ai po ashtu ka bërë të ditur se mësimdhënësi SH. XH është ripezulluar nga puna.

Hetuesi i dyshuar do të përballet me gjykatën në orën 14:00.

Back to top button