Protestuesit – Macronit:”Do ta mërzisim presidentin”!

Në protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm i është dërguar një përgjigje presidentit francez, i cili ka thënë se dëshiron të “irritojë të pavaksinuarit”.
Protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe masave të qeverisë u mbajtën në të gjithë Francën, duke kritikuar synimin e Presidentit Emanuel Macron për të forcuar kufizimet ndaj atyre që refuzojnë vaksinat e koronavirusit.
Këtë javë, Macron tha se donte të “irritonte të pavaksinuarit” duke ndërlikuar jetën e tyre aq shumë sa ata përfundimisht do të detyroheshin të merrnin vaksinën.
“Njerëzit e pavaksinuar janë të papërgjegjshëm dhe të padenjë për t’u konsideruar qytetarë”, shtoi presidenti francez, raporton agjencia Reuters.
Në Paris, protestuesit u kundërpërgjigjën duke adoptuar shprehjen e tij zhargon, duke thënë se do të “merzitnin” presidentin.
Të tjerët mbanin pankarta ku shkruhej “Jo lejes së vaksinës”, duke iu referuar presionit të Macron për të kërkuar ligjërisht prova të vaksinimit për të hyrë në hapësira të mbyllura si kafene, bare dhe muze.
Pamjet televizive treguan përleshje m
ndermjet protestuesve dhe policisë në një tubim në Paris, dhe protestuesit u mblodhën gjithashtu në rrugët e qyteteve të tjera franceze, duke përfshirë Marsejën, Nante dhe Le Mans.
Protestuesit akuzojnë Macron për shkeljen e lirive të tyre dhe trajtimin e qytetarëve në mënyrë të pabarabartë, dhe presidenti francez tha se liritë mbartin përgjegjësi që përfshijnë mbrojtjen e shëndetit të të tjerëve.
Franca të premten, për herë të dytë brenda një jave, regjistroi më shumë se 300,000 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërsa shtrimet në spital, si dhe numri i pacientëve me Covid-19 në terapi intensive, janë vazhdimisht në rritje./E.D-21Media

Back to top button