AS Roma transferon Maitland-Niles

 
Klubi italian AS Roma e ka konfirmuar transferimin e Ainsley Maitland-Niles në formë huazimi nga skuadra angleze Arsenal.
Maitland-Niles i bashkohet “Giallorossëve” në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni 2021/22.
Mesfushori anglez i krahut të djathtë do të bartë numrin 15 në fanellë te skuadra e Romës.
“Jam tejet i lumtur që jam këtu, dhe mezi pres ta fillojë këtë aventurë. Dua që ta ndihmoj skuadrën dhe të tregoj se çfarë mund të bëjë si lojtar. I falënderoj shumë tifozët për përkrahjen që e kanë treguar deri tani dhe shpresoj që deri në fund të këtij sezoni do të bëjmë diçka”, tha Maitland-Niles.
Që prej daljes nga akademia e Arsenalit, Maitland-Niles ka arritur të bëjë 132 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën londineze, ku në të kaluarën në formë huazimi ka qenë pjesë e skuadrave si Ipswich Town dhe West Bromwich Albion.

Back to top button